Kompletohen të gjitha çiftet çerekfinaliste të “Euro 2024”
Tashmë janë mësuar të gjitha çiftet çerekfinaliste për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Turqia dhe Zvicra kanë bërë befasinë duke eliminuar Austrinë, respektivisht Italinë – ndërsa favoritët e tjerë kanë vazhduar ashtu siç pritej.
Derbit më të mëdhenj do të jenë në “krahun e majtë”, ku Spanja do të përballet me Gjermaninë derisa Portugalia ka punë me Francën.
Në anën tjetër, Anglia luan me Zvicrën derisa Holanda përballet me Turqinë për një vend në gjysmëfinale.

Spanja do t’ia bëjë sefte ndaj Gjermanisë të premten me fillim nga ora 18:00, derisa Portugalia me Francën vazhdon në ora 21:00.
Ndërkohë, të shtunën Anglia përballet me Zvicrën me fillim nga ora 18:00, kurse Holanda me Turqinë pra tre orë më vonë (21:00).