Kompany thotë se Bayerni humbi shkaku i mosfinalizimit të rasteve - NACIONALE

Kompany thotë se Bayerni humbi shkaku i mosfinalizimit të rasteve

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Trajneri Vincente Kompany ka fajësuar mosfinalizimin e rasteve për humbjen e Bayern Munichut te Aston Villa.

Një gol i vonshëm i Jhon Durant i dha fitoren skuadrës angleze, e cila shkaktoi befasinë e mbrëmjes.

Përpos golit, skuadra gjermane dominoi plotësisht në posedim si dhe kishte raste të mëdha shënimi.

“Kishim shanse të mëdha, por që nuk shënuam. Për një moment ia dhuruam topin dhe në ato çaste Aston Villa shënoi gol”.

“E kuptoj se për kundërshtarin ishte natë e veçantë”.

“Kur e kemi topin jemi të rrezikshëm, por Villa është e fortë dhe nuk është vend i lehtë. Nuk ishte paraqitje e keqe”.

“Pranuam pak shanse. Nëse fokusohemi në punën tonë, ne do të fitojmë ende shumë ndeshje”, nënvizoi tekniku belg.

Aston Villa tani ka gjashtë pikë pas dy xhirove, derisa Bayern Munich vetëm tre sosh në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve.

Bayern Munich në përballjen e ardhshme në Ligën e Kampionëve do të jetë mysafir i Barcelonës, kurse Villa e pret Bolognan.

Lajme të ngjashme