Kompany pret që Aro Muric të përmirësohet pas gabimit nga Evertoni - NACIONALE

Kompany pret që Aro Muric të përmirësohet pas gabimit nga Evertoni

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Burnley Vincente Kompany pret që portieri Aro Muric të përmirësohet pas gabimit që bëri ndaj Evertonit.

Muric bëri një gabim amator nga i cili Everton shënoi, e në fund i arkëtoi të gjitha pikët.

I pyetur për gabimin e Muric, Kompany e ka mbrojtur kosovarin duke shtuar se pret që ‘gardiani’ të bëhet vetëm më i mirë.

“Ai (Muric) duhet të vazhdojë, është pjesë e të qenurit lojtar profesional”.

“Sigurisht, të gjithë jetojmë me gabimet që kemi bërë, iu ndodh të gjithëve në jetë dhe në futboll nuk ndryshon. Por, ka momente që të bëjnë më të mirë gjithashtu”.

“Nëse shikoni paraqitjen në pjesën e dytë, si mbrojti në momentet e mëdha, edhe me 10 lojtarë në fushë, na ndihmoi. Nëse nuk do të luante në rolin e tij, do të ishte e pamundur për ne”, deklaroi ai për "Burnley Express".

Ndërkohë, Burnley po rrezikon seriozisht qëndrimin në Premierligë me 19 pikë të mbledhura, gjashtë më pak se skuadra që renditet në vendin e 14-të.

Përndryshe, mbetet të shihet nëse Muric do të vazhdojë të qëndrojë portieri kryesor i Burnleyt, apo Kompany do ta rikthejë në stol.

Lajme të ngjashme