Kompanitë e basteve e favorizojnë Kosovën në përballjen ndaj Rumanisë
Kombëtarja e Kosovës sot përballet me Rumaninë, në stadiumin Fadil Vokrri, në Prishtinë.
Kjo përballje është në kuadër të Ligës së Kombeve të sezonit të ri, ku Dardanët janë favoriti kryesor për të përfunduar në vendin e parë.
Duke nisur nga fakti që janë favoritët për ta fituar grupin, si dhe takimi i sotëm në shtëpi, kompanitë e basteve i kane vendosur kuotë më të vogël Kosovës, se sa Rumanisë.
Fitorja e Kosovës në ndeshjen e sotme në bet365 kuotohet 2.15, ndërsa fitorja e Rumanisë 3.40. Barazimi ka kuotë 3.30.

Në Betradar, 2.22 e ka kuotën Kosova për të fituar, 3.34 për të barazuar dhe 3.45 fitorja e Rumanisë.

Pra, Kombëtarja e Kosovës konsiderohet favorite për të fituar sot, diçka që do të ishte shumë e rëndësishme, pasi do të lehtësohej puna për të kapur vendin e parë, ashtu siç pritet gjerësisht.
Kujtojmë se kjo ndeshje nuk është e vetmja për Kosovën për këtë muaj, pasi tre ditë më vonë Dardanët luajnë ndaj Qipros, në Larnaca.