Kompania amerikane Oaktree takohet me drejtorët e Interit - NACIONALE

Kompania amerikane Oaktree takohet me drejtorët e Interit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Reprezentuesit e kompanisë Oaktree që morën drejtimin e Interit, janë takuar me drejtorët e klubit, Beppe Marotta dhe Alessandro Antonello në Milan sot, vetëm pak çaste pasi Suning humbi kontrollin mbi aksionet te zikaltrit.

Familja Zhang nuk e plotësoi afatin për të shlyer kredinë e interesit prej 275 milionë euro që u është dhënë atyre në vitin 2021 për të kaluar periudhën financiare pas pandemisë.

Prandaj, Oaktree njoftoi sot se po kthenin aksionet e klubit, njësoj si kur Elliott Management mori përsipër Milanin nga Yonghong Li për një kredi të papaguar në vitin 2019.

Oaktree takohet me drejtorët e Interit

Oaktree po ecën shpejt, pasi sot Drejtorja Katherine Ralph dhe Drejtori Menaxhues dhe Bashkë-themeluesi për Evropë Alejandro Cano ishin në Milano.

Ata u takuan me drejtorin ekzekutiv për sport, Giuseppe Marotta dhe drejtorin e Koorporatës, Alessandro Antonello.

Fondi amerikan është i etur për të mbajtur besimin me drejtuesit aktual të Inter, të cilët në mënyrë efektive kanë drejtuar klubin me shumë pak ndikim nga familja Zhang për disa vjet.

Ata pritet të vazhdojnë në të njëjtën rrugë, ndërsa pronarët e rinj kërkojnë blerës që ta shesin klubin.

Lajme të ngjashme