Kombëtarja e Shqipërisë e zhvillon stërvitjen e radhës në prag të ndeshjes me Spanjën - NACIONALE

Kombëtarja e Shqipërisë e zhvillon stërvitjen e radhës në prag të ndeshjes me Spanjën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Shqipërisë ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në kampin bazë në Kaiserau, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e fundit në grupin B kundër Spanjës.

I gjithë grupi u stërvit i plotë nën urdhrat e trajnerit Sylvinho dhe stafit teknik, teksa vetëm mbrojtësi Enea Mihaj u stërvit veçmas për shkak të lodhjes muskulore. Gjithsesi, mbrojtësi do të stërvitet me grupin nesër dhe do të jetë në dispozicion për ndeshjen me Spanjën.

Ndërsa, kuqezinjtë do të zhvillojnë nesër (e diel) seancën zyrtare stërvitore para ndeshjes po në Kaiserau, duke nisur nga ora 15:30, ndërkohë që konferenca zyrtare e trajnerit Sylvinho dhe kapitenit Berat Gjimishiti do të zhvillohet në stadiumin e ndeshjes, në Dusseldorf në ora 18:45.

Ndeshja e tretë e Grupit B të Euro 2024, Shqipëri-Spanjë do të luhet më datë 24 qershor në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” të Dusseldorfit duke nisur nga ora 21:00 dhe do të jetë përcaktuese e fatit, nëse kuqezinjtë do të vazhdojnë garën në fazën e eliminimit direkt, me Spanjën që tashmë ka siguruar vendin e saj në mesin e 16 skuadrave më të mira.

Lajme të ngjashme