Kombëtarja e Kosovës pëson humbje të thellë nga Franca
Kombëtarja e Kosovës në Futsall ka pësuar humbje të thellë me rezultat 5:0 ndaj Francës, në përballjen që u zhvillua në kryeqytet.
Francezët që janë në vendin e katërt në botë në ranglistë, ishte larg më e mirë dhe pati shumë raste shënimi, por Bajram Ramadani ishte arseyja pse Dardanët nuk pësuan më shumë gola.
Pjesa e parë e takimit nisi me një gol të shpejtë, kur Lutin shënoi me një goditje të fuqishme në sekondat e parë, për 1:0.
Franca e dyfishoi rezultatin me anë të golit të Mohammed në minutën e 11-të.
Dy minuta më vonë, Belhaj shënoi për 3:0, ndërsa krejt në fund të pjesës së parë realizoi portieri Lokoka dhe me rezultatin 4:0 u mbyllën 20 minutat e parë të takimit.
Franca në pjesën e dytë e shënoi vetëm një gol.
Ishte Mohammed që realizoi golin e dytë personal në minutën e 34-të, për rezultatin përfundimtar 5:0.
Kosova pati tre apo katër raste të mira shënimi, por që nuk konkretizuan asnjëherë.
Franca e Kosova do të përballen sërish në kualifikime për Evropian pas katër ditësh, tani në Francë.
Kombëtarja e Kosovës momentalisht pas tre ndeshjeve është në vendin e tretë me tre pikë, pasi ka fituar një herë dhe është mposhtur dy herë.