Kombëtarja e Kosovës përballet me Norvegjinë, FFK njofton për shitjen e biletave - NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës përballet me Norvegjinë, FFK njofton për shitjen e biletave

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës në futboll do ta zhvillojë vetëm një miqësore në muajin qershor dhe atë ndaj Norvegjisë, me Federatën e Futbollit që ka njoftuar për shitjen e biletave.

Në mungesë të pjesëmarrjes në Evropian, për shkak të ciklit kualifikues të dështuar, Dardanët do ta zhvillojnë një miqësore disa ditë para fillimit të EURO 2024.

Kosova përballet me Norvegjinë më 5 qershor në kryeqytetin e kësaj të fundit, Oslo.

Ndeshja do të zhvillohet në Ullevaal Stadion me fillim nga ora 19:00 dhe ashtu siç ka njoftuar FFK, për bashkatdhetarët që duan ta shikojnë nga afër ndeshjen, mund të pajiseni me biletë KËTU.

Kujtojmë se tashmë është konfirmuar se Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani janë ftuar për këtë miqësore, ndërsa lista e plotë do të publikohet nesër nga trajneri Franco Foda.

Lajme të ngjashme