Kombëtarja e Kosovës niset për në Lituani - NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës niset për në Lituani

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës është nisur për në Lituani, atje ku do ta zhvillojnë ndeshjen e parë të muajit tetor, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Siç njoftohet në faqën zyrtare me anë të një videoje të publikuar, grupi është nisur, së bashku me të parin e Federatës, Agim Ademin.

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar katër seanca stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali, aty ku Aro Muric mungoi në dy prej tyre, teksa u rikthye sot me grupin.

Në anën tjetër Leart Paqarada është larguar nga kampi për shkak të lëndimit.

Dardanët sot do të arrijnë në Kaunas të Lituanisë, aty ku do të qëndrojnë dhe stërviten deri në ditën e ndeshjes më 12 tetor.

Pas përballjes me Lituaninë, Kombëtarja kthehet në Kosovë, ku më 15 tetor e pret Qipron në Fadil Vokrri.

Lajme të ngjashme