Kombëtarja e Kosovës e përfundon stërvitjen e dytë, Rrahmani e Rrudhani të bindur në fitore ndaj Rumanisë - NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës e përfundon stërvitjen e dytë, Rrahmani e Rrudhani të bindur në fitore ndaj Rumanisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës e ka përfunduar edhe seancën e dytë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e shtatorit të Ligës së Kombeve.

Dardanët do të përballen me Rumaninë më 6 shtator në Fadil Vokrri, teksa tre ditë më vonë udhëtojnë në Larnaca për t'u përballur me Qipron.

Lumbardh Dellova u stërvit veçmas nga grupi për shkak të një lëndimi, teksa Andi Hoti i Kosovës U21 iu bashkua grumbullimit.

Stërvitja e Franco Fodës sot ishte më shumë në aspektin taktik, teksa përgatiten edhe skema tranzicioni.

Pas stërvitjes folën Donat Rudhani e Albion Rrahamani. Të dy u shprehën optimist për fitore ndaj Rumanisë dhe folën për atmosferën e mirë në grumbullim.

Rrudhani tha se është kënaqësi dhe krenari për të qenë pjesë e Kosovës, teksa shtoi se janë të bindur në fitore ndaj Rumanisë.

“Atmosfera si gjithmonë është e mrekullueshme këtu me Kosovën. Është kënaqësi e madhe dhe krenari të jesh i grumbulluar me Kosovën. Stërvitjet e para shkuan shumë mirë, edhepse unë dje nuk isha pjesë e stërvitjes pasi kam luajtur të dielën, por sot ka qenë stërvitje intensive. Angazhim shumë i madh nga të gjithë lojtarët dhe kemi punuar taktikisht. Besoj që mund të presim vetëm fitore. Ne të gjithë jemi të bindur se do ta fitojmë ndeshjen me Rumaninë. E dimë sa çfarë ka ndodhur në ndeshjen e fundit dhe kjo do të thotë se e kemi një motiv shtesë, prandaj besoj se do të fitojmë. Mesazhi për Dardanët? Shumë faleminderit për mbështetjen. Si gjithmonë edhe në humbje edhe në fitore janë gjithmonë prezent dhe kjo është një krenari shumë e madhe për ne dhe mbështetje e madhe për ne si nga Dardanët ashtu edhe nga të gjithë tifozët”, tha Rrudhani.

Rrahmani në anën tjetër tha se janë 100% gati për ndeshjen hapëse dhe luajnë për tre pikë, teksa foli edhe për transferimin e tij te Sparta e Pragës.

“Atmosfera është shumë e mire. Jemi duke ëpunuar jashtëzakonisht shumë mire i gjithë grupi. Jemi të fokusuar 100% për ndeshjen hapëse të këtij cikli të ri të Ligës së Kombeve dhe jemi të gatshëm ta bëjmë 100% dhe t’i marrim tre pikët e para. Po shpresoj që së pari të më jepet mundësia dhe pastaj do ta jap maksimumin që ta tregoj veten. Jam në një moment shumë të mirë me klubin e ri dhe shpresoj ta kem atë moment edhe në kombëtare. Shpërthimi te Sparta? E kanë pritur shumë mirë, duke ditur se jam edhe transferimi më i shtrenjtë i klubit dhe qysh në dy ndeshjet e para kam shënuar dhe kam bërë asistim. Po shpresoj të mos ndalem e ta ndihmoj ekipin që ta fitojë edhe titullin që është synim i yni. Mesazhi për Dardanët? I presim të githë të vijnë e të na përkrahin sepse së bashku mund të arrijmë gjëra të mëdha, ata në tribuna e ne e bëjmë punën tonë në fushë. Forca Dardanët”.

Kombëtarja e Kosovës ka dy ndeshje të rëndësishme, ku yjet kryesorë të skuadrës së Franco Fodës janë në formë të lartë me skuadrat e tyre dhe presin që atë formë ta sjellin edhe për Kosovën.

Lajme të ngjashme