Kombëtarja e Kosovës arrin në Budapest, të martën përballen me Hungarinë (VIDEO) - NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës arrin në Budapest, të martën përballen me Hungarinë (VIDEO)

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka arritur në Budapest, ku pas tre ditësh do të përballen me Hungarinë në miqësoren e dytë në këtë muaj.

Dardanët e filluan mbarë me trajnerin e ri Franco Foda, pasi shënuan fitore ndaj Armenisë me rezultat minimal 1:0, në një lojë ku mungoi konkretizimi i rasteve.

Federata e Futbollit të Kosovës çaste më parë pubikoi pamje nga zbarkimi i ekipit të parë në Budapest, ku u pa një harmoni e mirë mes lojtarëve edhe gjatë udhëtimit.

"Kombëtarja e Kosovës arrin në Budapest, ku të martën do të zhvillojë miqësoren e dytë për vitin 2024, ndaj Hungarisë," u tha në faqën zyrtare të shtëpisë së futbollit kosovar, që u shoqërua me video.

Kombëtarja e Kosovës e ka testin kryesor të martën më 26 mars, ku takohet me Hungarinë, skuadër kjo që ka siguruar një vend në Evropianin 2024.

Deri në fillimin e Ligës së Kombeve në shtator, Dardanët do të kenë së paku edhe një përballje në qershor, ku është planifikuar miqësore me Norvegjinë, ndërsa te FFK janë duke punuar të sigurojnë edhe një tjetër në po atë muaj.

Lajme të ngjashme