Kombëtarja e Izraelit publikon listën e të ftuarve ndaj Kosovës, ftohet ylli i Fulhamit
Kombëtarja e Izraelit ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar nga përzgjedhësi Alan Hazan për dy ndeshjet e marsit.
Izraeli do ta nis aventurën në Kampionatin Evropian si nikoqir i Kosovës më vonë këtë muaj, derisa tre ditë më vonë do të përballet me Zvicrën.
Hazan tashmë ka bërë publike listën e futbollistëve, duke ftuar vetëm katër sulmues, me Solomon (sulmuesi i Fulhamit) që i prinë aspektit ofensivë.
Lista e plotë:
Portierë: Peretz, Glazer, Gerafi
Mbrojtës: Vitor, Gruper, Shlomo, Liedner, Dasa, Goldberg, Abed, Yehezkel
Mesfushorë: Gloukh, Peretz, Jaber, Haziza, Knaan, Gendelman, Kanichoësky, Natcho, Lavi
Sulmues: Abada, Weisman, Baribo, Solomon

Përndryshe, Hazan në një intervistë të veçantë për Gazetën Nacionale dy muaj më parë kishte deklaruar se Kosova dhe Izraeli ndodhen në të njëjtin nivel.
“Izraeli dhe Kosova janë në një nivel të njëjtë dhe Zvicra është në krye të shtëpisë”.
“Rumania dhe Kosova do të jenë rivalët që do të garojnë me Izraelin për pozitën e dytë në tabelë”, kishte deklaruar ai.
Përballja mes Izraelit dhe Kosovës zhvillohet më 25 mars.
