Kombëtarja angleze: Toney merr ftesën e parë, Sancho mbetet jashtë sërish - NACIONALE

Kombëtarja angleze: Toney merr ftesën e parë, Sancho mbetet jashtë sërish

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Kombëtares angleze, Gareth Southgate, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për Ligën e Kombeve, ku skuadra e tij përballet me Italinë dhe Gjermaninë. Ftesë për herë të parë ka marrë sulmuesi në formë i Brentfordit, Ivan Toney, ndërsa anësori i Manchester United, Jadon Sancho, ka mbetur sërish jashtë.

Southgate ka zgjedhur që ta lejë sërish jashtë anësorin e Unitedit dhe këtë e ka bërë në katër grumbullimet e fundit, por një sulmues në formë në këtë fillim sezon të Premierligës e merr ftesën e parë pasi ka shënuar pesë gola në gjashtë paraqitje në elitën e futbollit anglez këtë sezon.

Ivan Toney Brentford

Harry Maguire, i cili ka pasur vështirësi për kohën e lojës në Old Trafford, ruan vendin e tij, por kolegu i tij i klubit Marcus Rashford humbet për shkak të lëndimit, ndërsa Eric Dier tërhiqet nga një ftohje, pasi edhe ai pati formë të mirë me Tottenhamin.

Portieri i Evertonit, Jordan Pickford është i padisponueshëm për shkak të lëndimit, mbrojtësi i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, rikthehet në grup dhe lojtarë si Luke Shaw, Kalvin Phillips dhe Jack Grealish janë përzgjedhur pavarësisht se e shohin veten me shumë pak minuta në këmbë me skuadrat e tyre në ndeshjet e para.

Lista e plotë e lojtarëve të ftuar nga Gareth Southgate është kjo:

Portierët: Dean Henderson (Nottingham Forest, huazim nga Manchester United), Nick Pope (Newcastle United), Aaron Ramsdale (Arsenal);

Mbrojtësit: Trent Alexander-Arnold (Liverpool), Ben Chilwell (Chelsea), Conor Coady (Everton, huazim nga Wolverhampton Wanderers), Eric Dier (Tottenham Hotspur), Marc Guehi (Crystal Palace), Reece James (Chelsea), Harry Maguire (Manchester United), Luke Shaw (Manchester United), John Stones (Manchester City), Fikayo Tomori (AC Milan), Kieran Trippier (Newcastle United), Kyle Walker (Manchester City);

Mesfushorët: Jude Bellingham (Borussia Dortmund), Mason Mount (Chelsea), Kalvin Phillips (Manchester City), Declan Rice (West Ham United), James Ward-Prowse (Southampton);

Sulmuesit: Tammy Abraham (AS Roma), Jarrod Bowen (West Ham United), Phil Foden (Manchester City), Jack Grealish (Manchester City), Harry Kane (Tottenham Hotspur), Bukayo Saka (Arsenal), Raheem Sterling (Chelsea), Ivan Toney (Brentford).

Gareth Southgate Italy vs England Euro 2020 final

Southgate ka ende mendjen e turbulluar për skuadrën e Botërorit 2022, me 26 lojtarët që duhet të zgjedh të marrë me vete në Katar.

Por tani për tani në mendjen e tij dhe kombëtares së tij duhet të jetë Liga e Kombeve, pasi që ‘Tre Luanët’ janë pa fitore në katër ndeshjet e para atje dhe janë në rrezik që për herë të parë të bien nga Liga B.

Lajme të ngjashme