Kolo Muani mbështet Mbappen për të shkëlqyer ndaj Spanjës
Sulmuesi Randal Kolo Muani ka mbështetur bashkëlojtarin Kylian Mbappe që të shkëlqejë në gjysmëfinalen ndaj Spanjës në “Euro 2024”.
“Gjelat” mbërritën në gjysmëfinale duke eliminuar Portugalinë në penallti, pasi Joao Felix dështoi nga pika e bardhë.
Mbappe është një nga lojtarët që ende nuk ka shënuar nga loja e hapur, kurse ka gjetur rrjetën vetëm një herë nga 11-metërshi ndaj Polonisë.
“Nuk do të thosha se ka një turne të dobët. Ka një sezon të madh, shënoi mbi 45 gola”.
“Duke e parë që nuk shënon, varet nga ne që ta ndihmojmë, ta shtyjmë. Kompeticioni ende s’ka mbaruar. Përpos hundës, ai është mirë fizikisht”.
Franca nuk ka gjetur formën më të mirë në Gjermani, por Kolo Muani shpejtë e mohoi se niveli i paraqitjeve të tyre ka qenë zhgënjyese.
“Zhgënjyese? Nuk do të thosha. Është vështirë për t’u shënuar, mirëpo nuk e shoh zhgënjyese”.
Në rast që arrin në finale, Franca do të ketë punë me fituesin e gjysmëfinales tjetër Holandë – Angli.