Klubi saudit shpjegon pse i dështoi marrëveshje me Ronaldon
Al-Hilal, klubi i Arabisë Saudite, e ka pranuar se kishte mbajtur bisedime me Cristiano Ronaldon dhe ka shpjeguar pse dështoi arritja e marrëveshjes me superyllin e Manchester Unitedit.
Ronaldo ia kishte bërë të qartë gjigantit Premierligës se dëshironte të largohej nga Old Traffordi gjatë kësaj vere.
U raportua për shumë klubeve të interesuara për shërbimet e pesë herë fituesit të Topit të Artë – nga Spanja deri në Arabinë Saudite – por asnjë marrëveshje nuk u arrit dhe tani ai po has në vështirësi për të zënë vend në ekipin e parë të djajve të kuq nën urdhrat e Erik ten Hag.
Al-Hilal ishte i gatshëm t’i ofronte Ronaldos rrugëdalje jashtë Anglisë para se të kalonte afati kalimtar i verës, por klubi saudit përballej me një ndalesë të transferimit të lojtarëve nga muaji maj për shkak se Mohamed Kanno kishte refuzuar të shkonte te Al-Nassr pavarësisht se kishte nënshkruar kontratë, gjë që ia pamundësoi nënshkrimin e marrëveshjes me Ronaldon.
Këtë e ka shpjeguar presidenti i Al-Hilal, i cili këmbënguli se paratë nuk kanë qenë asnjëherë problem.

“Po, ne biseduam me Ronaldon. Problemi nuk ishin paratë apo parimi. Al-Hilal është në gjendje të sjellë këtu yjet e botës, por vendimi ishte i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv që nuk na lejoi të regjistronim lojtarë të rinj. Ne nuk i ndaluam bisedimet me lojtarin, pavarësisht këtij vendimi, por ne shtymë fazën e fundit të bisedimeve deri në heqjen e ndalesës”, tha Al-Hilali.
Për kalimin e Ronaldos në Arabinë Saudite po vijon të flitet edhe pas mbylljes së afatit kalimtar të verës, me klubet e këtij vendi që janë të bindura se mund t’ia plotësojnë kërkesat financiare njërit prej lojtarëve më të mirë në histori.
Tani për tani, përfaqësuesi i Portugalisë – i cili po i numron ditët deri në fillimin e një Kupe tjetër të Botës – ka mbetur në Mançester dhe do të shpresojë se trajneri do t’i japë më shumë minuta lojë në derbin me rivalët e moçëm dhe kampionin në fuqi Manchester City të dielën.
