Klubi i Serie A e kthen në punë trajnerin dy ditë pasi e shkarkoi
Davide Nicola ka konfirmuar se është rikthyer te Salernitana dy ditë pasi u shkarkua, pas disfatës turpëruese kundër Atalantës në një ndeshje të Serie A në fundjavë.
Nicola u shkarkua të hënën, pothuajse menjëherë pas disfatës 8:2 kundër Atalantës të dielën.
Salernitana mbajti bisedime me disa pasues të mundshëm të Nicolas, përfshirë Roberto D’Aversa, Rafa Benitez dhe Leonardo Semplici, por nuk ia doli të arrijë marrëveshje me asnjërin prej tyre.

Presidenti i klubit Danilo Iervolino i telefonoi Nicolas të martën mbrëma, duke i kërkuar të kthehej përsëri në postin e trajnerit, vetëm dy ditë pasi e kishte shkarkuar.
“Do t’jua them të vërtetën. Pranova një thirrje nga presidenti Iervolino dje”, shkroi Nicola në rrjetet sociale.
“Unë kërkova falje, duke e marrë përgjegjësinë për një paraqitje të skuadrës që nuk ishte adekuate dhe që rezultoi me disfatë të rëndë. Unë besoj në këtë ekip dhe në lojtarët, si dhe në këtë klub të madh”.
“E falënderoj presidentin që më telefonoi; kjo nënkupton se futbolli i ri përbëhet nga pasioni dhe zemra. Unë dëshiroj t’ia shpaguaj atij besimin dhe gjithë dashurinë time. E falënderoj edhe drejtorin Morgan De Sanctis për ndërmjetësimin. Pa të, ky operacion nuk do të ishte i mundur. Na pret shumë punë në javët në vijim për t’ia arritur synimet tona. T’ia nisim përsëri, të gjithë së bashku “, shtoi ai.
Davide Nicola was sacked after Salernitana's 8-2 loss at Atalanta on Sunday but in this open letter to the fans he reveals how he managed to convince Danilo Iervolino to go back on his decision
— Patrick Kendrick (@patrickendrick) January 18, 2023
English translation attached. If you're going to use it, credit me or alternatively RT https://t.co/CPYHstQn7l pic.twitter.com/UitemRcykm
Salernitana është duke luftuar për mbijetesë edhe këtë sezon të futbollit elitar në Itali.
Ajo është e 16-ta në tabelë me 18 pikë, nëntë pikë larg zonës së rënies nga liga.
Humbja turpëruese kundër Atalantës në fundjavë ishte e katërta në pesë ndeshjet e fundit për të.