Klubi i madh arab ia mësyn Alexis Sanchezit - NACIONALE

Klubi i madh arab ia mësyn Alexis Sanchezit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Rikthimi i Alexis Sanchezit te Inter duket se do të përfundojë më shpejtë se ç’pritej, pasi Al Ittihad e do në afatin kalimtar të janarit.

Sulmuesi nga Kili ishte pjesë e Interit në vitet 2019 – 2022 dhe pastaj iu bashkua Marseille, mirëpo verën e kaluar u rikthye sërish derisa ka kontribuar me dy gola në 12 paraqitje në Serie A dhe Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, ka raportime se 35-vjeçari është gati të largohet pas vetëm gjashtë muajve në rast që merr ndonjë ofertë luksoze nga klubet arabe.

Gallardo që mori drejtimin e Al Ittihad muajin e kaluar thuhet se e ka bërë prioritet arritjen e Sanchezit në këtë dimër.

Inter është i hapur për ta shitur meqenëse si serbi Arnautovic ashtu edhe Sanchez nuk e kanë dëshmuar vetën si zëvendësues të Lautaro Martinezit dhe Marcus Thuram.

“Neurazzurët” duan një sulmues që të garojë me lojtarët për vendin bazë, me Sanchez që deri më tani është larg arritjes së kualitetit.

Al Ittihad pritet të bëjë një ofertë zyrtare në ditët e para të afatit dimëror, me Interin që do ta shiste për çfarë do vlere meqenëse e morën falas në verë.

Lajme të ngjashme