Klubi anglez e bën prioritet yllin e Arsenalit - NACIONALE

Klubi anglez e bën prioritet yllin e Arsenalit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Klubi anglez Fulham e ka bërë prioritet transferimin e mesfushorit Emile Smith Rowe për në verë, me Arsenalin që është gati për ta shitur mesfushorin sulmues.

Anglezi ka vuajtur për minuta këto dy sezonet e fundit, mirëpo lëndimet e shpeshta kanë bërë që të zhvillojë vetëm tre paraqitje si titullar në Premierligë.

Arsenali është gati të dëgjojë oferta për Smith Rowe në verë, ndërsa “Daily Telegraph” raporton se Fulhami është i etur për ta sjell në skuadër.

23-vjeçari verën e shkuar u kërkua me ngulm nga Chelsea, por “Blutë” pastaj ndryshuan mendje dhe morën Cole Palmerin nga Manchester City.

Hera e fundit kur ishte titullar për Arsenalin ishte në fitoren 2:0 ndaj Lutonit, ku trajneri Mikel Arteta kishte lëvdata për lojtarin.

“Jam i impresionuar. Është stërvitur shumë mirë dhe u ndjemë se loja e tij mund të na përshtatet më së miri”.

“E dua si lojtar, është kënaqësi që e shoh si lëviz dhe ndryshon drejtim”, kishte deklaruar tekniku spanjoll.

Arsenal pritet të jetë mjaftë aktive meqenëse ka vendosur në shtije edhe Aaron Ramsdale, Kieran Tierney dhe Eddie Nkeitah.

Ramsdale thuhet se do të jetë shitja e parë, ku kërkohet me ngulm nga Newcastle Unitedi, por kjo e fundit s’është në gjendje të paguajë kartonin prej 30 milionë eurove që i ka vendosur klubi londinez.

Arsenali po shpreson t’i sjell së paku tre lojtarë në verë me Benjamin Seskon që është prioriteti aktual.

Lajme të ngjashme