Klubet gjermane tallen mes vete, pasi dështoi kalimi i Iscos në Bundesligë
Union Berlini e kishte fjalën e fundit në një fjalosje tallëse në Twitter pasi dështoi të nënshkruajë me mesfushorin spanjoll Isco, duke e thumbuar RB Leipzigun për mungesë të historisë si klub.
RB Leipzigu u tall fillimisht me Union Berlinin, pasi ky i fundit dështoi të nënshkruajë me ish-mesfushorin e famshëm të Real Madridit Isco.
Por Unioni iu përgjigj me një koment tejet epik, duke e tallur Leipzigun si klub pa histori.
Pasi Unioni e postoi një fotografi të skuadrës së vet me blerjet e reja, natyrisht pa Iscon në të, RB Leipzigu iu përgjigj duke e thumbuar: “Isco?”
Unsere Achtelfinal-1⃣1⃣ für #FCUWOB 👊#fcunion | #DFBPokal pic.twitter.com/j1VddQTRCJ
— 1. FC Union Berlin (@fcunion) January 31, 2023
Por Unioni e pati fjalën e fundit në këtë mes me një përgjigje epike: “Tradita?”
Tradition?
— 1. FC Union Berlin (@fcunion) January 31, 2023
Ky postim është duke marrë dhënë në Twitter, pasi është pëlqyer nga më shumë se 40 mijë persona deri më tani.
Isco, i cili e ndërpreu kontratën me Sevillën pas vetëm katër muajve, i kompletoi testet mjekësore në Union në ditën e fundit të afatit kalimtar, por menaxheri i tij u përpoq t’i ndryshojë kushtet e marrëveshjes, sipas klubit gjerman.
Raportohet se palët patën mospajtime rreth pagesës së rrogës dhe se Isco ishte i zhgënjyer se klubi nuk e kishte siguruar se ai do të ishte në gjendje të luante në Ligën e Evropës.