Klubet e Premierligës do të 'goditen' rëndë nga Kupa e Kombeve të Afrikës
Kupa e Kombeve të Afrikës 2023 do të shkaktojë jo pak pengesa dhe më të prekurat janë klubet e Premierligës, ku disa yje kryesore nuk do të mund të paraqiten për shumë ndeshje për skuadrat e tyre.
Në një përpjekje për të shmangur mbivendosjen me sezonin e klubeve evropiane, Kupa e Kombeve të Afrikës 2023 fillimisht u vendos të luhej në qershor dhe korrik. Megjithatë, për shkak të shqetësimeve për kushtet e pafavorshme të motit në Bregun e Fildishtë, turneu u shty. Ai tani do të zgjasë midis 13 janarit dhe 11 shkurtit.
Lajmi ra si një tullumbace plumbi për klubet e Premierligës. Për vite me radhë, një nga kurthet e nënshkrimit të lojtarëve më të mirë afrikanë ka qenë perspektiva e humbjes së tyre për turneun gjatë periudhës së ngarkuar të dimrit.
Dhe, falë ndryshimit të orarit, ky sezon nuk do të jetë ndryshe. Pak klube angleze do t'i shpëtojnë efekteve të AFCON 2023, me 31 lojtarë që do të humbasin ndeshjet për klubet e tyre përkatëse kur të fillojë aksioni.

Manchester United do të jetë pa Andre Onanën, i cili do të paraqitet për Kamerunin dhe kjo është një mungesë shumë e madhe, pasi kamerunasi u nënshkrua për një shumë të madhe këtë verë, teksa edhe Sofyan Amrabat nga Djajtë e Kuq ka pranuar ftesë nga kombi i tij. Një tjetër lojtar shumë i vlefshëm për të mos thënë jetik për skuadrën është Mohamed Salah, i cili do të paraqitet për kombin e tij Egjiptin, me skuadrën e tij që është në pozitë të parë momentalisht në Premierligë.

Tottenhami do të jetë pa Pape Matar Sarr e Yves Bissouma e shumë lojtarë të tjerë që do të lënë skuadrat e tyre të mangëta për më shumë se pesë ndeshjet e ardhshme të Premierligës.
.png?auto=webp&format=pjpg&width=3840&quality=60)