Klubet arabe ende ëndërrojnë transferimin e Lionel Messit
Klubet në Arabinë Saudite ende janë duke shpresuar se mund ta bindin sulmuesin e PSG-së, Lionel Messi që t'iu bashkohet gjatë verës.
Kontrata e shtatë herë fituesit të Topit të Artë me "Parisienët" skadon në verë, pavarësisht se ekziston klauzola e rinovimit edhe për 12 muaj.
Presidenti Nasser Al-Khelaifi ka dëshirë mjaftë të madhe që ta bind Messin për rinovimin e kontratës, sidomos pasi argjentinasi ka shpërthyer nën urdhrat e Christophe Galtier këtë edicion.
Sidoqoftë, "Sky Sports News" raporton se klubet në Arabinë Saudite vazhdojnë të kenë shpresë se mund ta bindin Messin që t'i bashkohet Ronaldos në Azi, pavarësisht bisedimeve të lojtarit me klubin francez.
Si Al-Hilal po ashtu edhe Al Nassr kanë fuqinë financiare për nënshkrimin me Messin dhe duan ta bëjnë ish yllin e Barcelonës lojtarin më të paguar në botë.
Messi supozohet se mund të fitojë rreth 300 milionë funte për vit në Arabinë Saudite, sidoqoftë ende s'ka asgjë konkrete.
U raportua se fituesi i Kupës së Botës ka arritur marrëveshje verbale për rinovim me PSG-në, mirëpo nuk ka marrëveshje nga ana e pagave ose e bonuseve.
Këtë edicion, Messi ka qenë i jashtëzakonshëm duke shënuar 14 gola dhe dhuruar 14 asistime në 22 ndeshje në të gjitha garat.
Ndërkohë, përpos klubeve arabe interesim për shërbimet e lojtarit kanë shprehur edhe ish klubi Barcelona, si dhe skuadra amerikane Inter Miami.