Klopp thotë se Nunez duhet ta mësojë më mirë gjuhën angleze që të shënojë më shumë
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka vazhduar ta mbrojë sulmuesin Darwin Nunez duke deklaruar se do të adaptohet shumë më mirë sapo ta mësojë në nivel më të lartë gjuhën angleze.
Uruguaiani vazhdon të kritikohet shkaku që s'po i shfrytëzon rastet e shumta, sidomos ato në pozitat një kundër një.
Sidoqoftë, në konferencë për shtyp Klopp deklaroi se Nunez është ende në fazën e adaptimit.
"Darwin është lojtar me lëvizje ndryshe nga lojtarët e tjerë, gjë që është mirë. Ai është tejet ndihmës, makinë. Do të shënojë shumë gola dhe ka shënuar deri më tani. Por, sigurisht po adaptohet".
"Anglishtja e tij ende nuk është e mirë, por jemi duke punuar tejet shumë. Nuk është ndihmës të jesh në sezonin debutues kur është vështirë për tërë skuadrën. Si mundet një sulmues të shkëlqejë, kur tërë skuadra po vuan? Është e pamundur, por ai ka pasur disa momente".
"Ishte i lënduar ndonjëherë, i suspenduar disa herë. Nuk është aspak problem, është projekt afatgjatë. Ai dëshiron të luajë nga fillimi, por duhet të gjejë një mënyrë që të funksionojë për ne".
"Jam mirë me situatën, e di që Nunez nuk është gjithnjë mirë. Ai nuk më buzëqesh në fytyrë kur merr vesh se nuk starton dhe thotë "Faleminderit trajner". Por, kur ke pesë ose gjashtë lojtarë duhet të bësh vendime".
Liverpool nesër do ta pres Nottingham Forestin.