Klopp: Të gjithë ta dinë se jemi ende gjallë - NACIONALE

Klopp: Të gjithë ta dinë se jemi ende gjallë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp pas fitores ndaj Manchester Unitedit është ndarë tejet i kënaqur me skuadrën e tij.

“Reds” shpartalluan “Djajtë e Kuq” me rezultat të thellë 7:0 në “Anfield”.

Për “BBC Radio”, Tekniku gjerman deklaroi se është tejet i lumtur me fitoren, sidomos me paraqitjen e lojtarëve.

Ne kemi nevojë për rezultate dhe paraqitje dhe sonte i morëm të dyja. Fillimi i lojës ishte super dominues dhe super fleksibël”.

"Në shumë e prisnim momentin e duhur. Pjesa e dytë duhet të nis ashtu siç filloi. Dy gola, të mrekullueshëm dhe që nga ai moment ne po fluturonim. Ne e dimë se rezultati është i çuditshëm, por performanca ishte e jashtëzakonshme dhe kjo është ajo që unë marrë nga kjo ndeshje”.

Disa muaj më parë të gjithë menduan se ishte një moment i mirë për të luajtur me Liverpoolin – nuk mund ta thuash publikisht, por të gjithë e menduan, por tani po dukemi si vetja”.

Është e rëndësishme që të gjithë ta dinë se jemi këtu dhe jemi ende gjallë”.

Liverpool tani ka vetëm tre pikë më pak se pozita e katërt që e mban Tottenhami, derisa ëndërron një përmbysje ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve për të avancuar tutje, edhe pse ndeshjen e parë e humbën me rezultat 2:5.

Lajme të ngjashme