Klopp reagon kur pyetet për dështimet në afatin kalimtar: Paratë e pafundme shkaktojnë problem
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, fajëson ‘paratë e pafundme’, teksa tregoi për vështirësitë në të nënshkruar me lojtarë pasi dështuan ndaj Chelseat në garën për Moises Caicedo e Romeo Lavia.
Të kuqtë u shpërfillën nga të dy mesfushorët pasi preferuan rivalët e njohur, Chelsea. Ndërsa Caicedo refuzoi të transferohej në Anfield pasi ai tashmë kishte një marrëveshje personale me Chelsean që nga maji, Lavia zgjodhi të refuzonte skuadrën e Klopp pasi mendonte se ai po trajtohej si një opsion rezervë.
Kur Klopp u pyet nëse të kuqtë e kanë pasur më të vështirë të bindin lojtarët për t'u bashkuar me ta, veçanërisht këtë verë, trajneri sugjeroi se "çdo gjë është më e vështirë" me "paratë e pafundme" që qarkullojnë.
"Nuk jam i sigurt se ka të bëjë me Liverpoolin. Gjithçka është më e vështirë," u tha ai gazetarëve kur u pyet për vështirësitë e klubit në tregun e transferimeve.

"Ka shumë gjëra që janë të ndryshme, disa klube kanë një mënyrë tjetër për ta bërë këtë dhe në një farë mënyre funksionon. Si një klub normal, është me të vërtetë e vështirë të arrish të konkurrosh me ta. Ky nuk është problemi im, thjesht si është. Arabia Saudite për më tepër, nuk i ka bërë gjërat më të lehta. Kina e provoi, ShBA ende e provon. Paratë e pafundme shkaktojnë një problem, kështu është. Do të ishte mirë nëse dikush mund të gjente një zgjidhje.
"U bë më e vështirë, por jo të bindësh lojtarët të vijnë në Liverpool. Thjesht duhet të sigurohesh që të shkosh në vend të duhur. Unë ulem këtu dhe jam shumë i lumtur me afatin tonë të transferimit në këtë moment. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë. Do të përpiqemi të marrim vendimet më të mira për këtë klub dhe nuk do të përdorim paratë apo ndonjë gjë tjetër si justifikim. Ne thjesht do të shkojmë për këtë. E bëjmë në mënyrën tonë dhe jemi të gatshëm të luftojmë", shtoi ai.
Kur Klopp u pyet më tej për mendimin e tij për transferimet e dështuara të Caicedo dhe Lavia, ai nuk dukej shumë i shqetësuar. "Nuk ka asgjë për të thënë. Biznesi i transferimit është i tillë. Ndonjëherë funksionon, ndonjëherë jo," tha ai.
Por shefi i të kuqve është i kënaqur që ka marrë Wataru Endo nga Stuttgarti dhe e ka mbështetur lojtarin që të shkëlqejë në Anfield. "Jam shumë i lumtur që mund ta shpallim marrëveshjen. Unë jam nga Gjermania, shikoj shumë Bundesligë, e kam njohur që kur ishte në Stuttgart dhe e pëlqeja që në fillim. Java e kaluar ishte e ndërlikuar. Mund rrini me problemin ose gjeni një zgjidhje”, tha ai.
.jpg?format=pjpg&auto=webp&width=3840&quality=60)
