Klopp: Nëse ndeshja me Man Utd nuk luhet për shkak të protestave, dëshirojmë pikët
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, thotë se nëse ndeshja mes Liverpool dhe Manchester United nuk luhet për shkak të protestave të tifozëve të këtyre të fundit, pikët duhet t’i takojnë skuadrës së tij.
Duke parë aktivitetin e tifozëve të Unitedit në rrjetet sociale, ata po planifikojnë një protestë kundër pronarëve të klubit, për shkak të mos blerjes së lojtarëve në këtë afat kalimtar, me Glazers që pronësia kohët e fundit është vënë në dyshim pasi është përmendur se miliarderi britanik, Jim Ratcliffe, është i interesuar ta marrë skuadrën në dorë.
Ndeshja e 22 gushtit, sipas të gjitha raportimeve ka mbetur data e protestës, me një dalje masive të tifozëve, në mënyrë që të bëjnë presion për të bërë hapa në afatin kalimtar kur kanë mbetur shumë pak deri në mbyllje të saj.

Ndaj familjes Glazer kishte protesta të vazhdueshme, dhe më e freskëta është ajo e majit të vitit 2021, kur tifozët vërshuan Old Traffordin dhe madje tentuan të hynin në dhomat e zhveshjes, kjo kishte ndodhur pikërisht në ndeshjen ndaj Liverpool, që këta të fundit kishin fituar me rezultat 4:2.
Çfarë ndodhë nëse ndeshja nuk luhet?
Duke folur në konferencë për shtyp para ndeshjes, Klopp tha: “Shpresoj të mos ndodhë, por nëse ndodh, mendoj se duhet t’i marrim pikët e plota.”
“Ne nuk kemi të bëjmë fare me këtë situatë. Nëse ndodh dhe tifozët e tyre thjesht nuk dëshirojnë që ndeshja të luhet, ne nuk mund të ndërrojmë orarin, pasi që është një kalendar shumë i ngjeshur.”

“Nuk mendoj se do të ndodhë një gjë e tillë, dhe sinqerisht shpresoj të mos ndodh. Nuk e kam idenë se çfarë mund të ndodhë, dhe nuk mendoj fare për këtë. Ne jemi në gjendje të mirë, kështu që do të udhëtojmë atje për ta luajtur ndeshjen, mbesim me shpresë dhe pastaj të kthehemi në shtëpi. Në këtë situatë si kjo, nëse ndeshja nuk luhet, skuadra që udhëton gjithmonë duhet të marrë pikët, sepse nuk kanë të bëjnë aspak me këtë ngjarje”, përfundoi trajneri gjerman.
Klopp për Manchester Unitedin
"Është e qartë që ne duam të bëjmë presion dhe të ndërtojmë nga mbrapa. Nuk ishim gati për ndeshjet pas parasezonit, bëmë gabime, por United bëri gjithashtu. Ata kanë një kualitet të pabesueshëm në sulm. Martial ka teknik dhe shpejtësi".

Në fund, ai foli për mesfushën e Unitedit për të cilët shtoi se kanë kualitet të madh.
"Dëgjova se Martial mund të luajë tani. Tjetër djalosh me shpejtësi dhe teknik. Kualitet në mesfushë: Eriksen, Fernandes dhe Fred - kualitet i vërtetë".