Klopp mund të përballet me pezullim, FA e akuzon për ‘sjellje të pahijshme’ - NACIONALE

Klopp mund të përballet me pezullim, FA e akuzon për ‘sjellje të pahijshme’

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Kloop, është akuzuar nga Federata e Futbollit e Anglisë për komentet e tij ndaj gjyqtarit, Paul Tierney, pas fitores së madhe ndaj Tottenhamit 4:3 të dielën, ku u tha se gjermani bëri sjellje të pahijshme dhe rrezikon të pezullohet.

Gjermani, i cili tha se i vinte keq për titujt e krijuar në mediume nga komentet e tij, me një nga sulmet më të mëdha që ishte kur tha se Tierney duket se ka diçka "kundër" ekipit të tij.

FA pretendon se komentet e Kloppit përbëjnë "sjellje të pahijshme".

Klopp ka kohë deri të premten, 5 maj për t'iu përgjigjur akuzës.

“Pretendohet se komentet e trajnerit në lidhje me zyrtarin e ndeshjes gjatë intervistave për media pas ndeshjes përbëjnë sjellje të pahijshme në atë që nënkuptojnë njëanshmëri dhe/ose vënë në pikëpyetje integritetin e gjyqtarit, dhe/ose janë personale/ofenduese dhe/ose dëmtojnë reputacionin e lojës. Jurgen Klopp ka kohë deri më 5 maj për t’iu përgjigjur akuzave”, tha FA në akuzën e saj për trajnerin e Liverpoolit.

Klopp mund të përballet me pezullim, duke mos e udhëhequr skuadrën e tij nga banka për disa ndeshjeve, pasi komentet e tij u cilësuan shumë të rënda ndaj gjyqtarit kryesor të takimit Liverpool – Tottenham, Paul Tierney.

Lajme të ngjashme