Klopp e pranon se ka mbetur i shokuar me vendimin e Roberto Firminos për t’u larguar nga “Anfield” - NACIONALE

Klopp e pranon se ka mbetur i shokuar me vendimin e Roberto Firminos për t’u larguar nga “Anfield”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Jurgen Klopp ka rrëfyer se ka mbetur i befasuar me vendimin e sulmuesit Roberto Firmino që të largohet nga Liverpooli këtë verë.

Braziliani do të largohet nga "Reds" sapo t'i skadojë kontrata në verë pas tetë viteve të suksesshme. Vendimi u bë të premten, dy ditë para sfidës ndaj Man Unitedit.

Klopp duke folur në konferencë për shtyp të shtunën në mesditë zbuloi se ka mbetur i shokuar kur dëgjoi për vendimin e Firminos, por gjithashtu shtoi se e respekton vendimin.

"Befasi? Pak. E respektoj shumë. Është normale pas kësaj lidhje të gjatë që kemi".

"Është shumë e veçantë dhe më pëlqen mënyra si veproi ndaj Manchester UNitedit. Ai dëshiron të sjell këtë tregim fantastik me një përfundim pozitiv në fund. Kënga do të dëgjohet për një kohë shumë të gjatë", tha ai.

Ish ylli i Hoffenheimit ka zhvilluar 354 paraqitje për "Reds" që nga viti 2015, duke shënuar plot 108 gola në total.

Klopp gjithashtu deklaroi se duhet të luftojnë për një pozitë në top katërshe, në mënyrë që të garojnë sërish në Ligën e Kampionëve.

"Duhet të ndjekim dhe sfidojmë të gjithë. Gjëja kryesore është të shkojmë te Bournemouth dhe të luajmë aty. E kam shikuar mënyrën se si luajnë dhe mund të jetë e parahatshme për shumë skuadra".

"Ndoshta ne luftojmë për pozitat në Ligën e Kampionëve, por lufta për të qëndruar në Premierligë gjithashtu është emocionuese. Jam i sigurt që Bournemouth do të luftojnë si të çmendur".

Klopp në fund konfirmoi se do të jenë pa yjet si Luis Diaz, Joe Gomez dhe Thiago, por këta do të rikthehen në stërvitje javën tjetër.

Lajme të ngjashme