Kimmich te Barcelona? Joan Laporta tregon qëndrimin e skuadrës katalunase - NACIONALE

Kimmich te Barcelona? Joan Laporta tregon qëndrimin e skuadrës katalunase

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Barcelonës Joan Laporta ka konfirmuar se momentalisht nuk po mendon për të bërë një lëvizje lidhur me mesfushorin e Bayern Munichut Joshua Kimmich.

Një mesfushor me tipare defansive është ndër prioritet për katalunasit në verë, ngase ende s’kanë zëvendësuar Sergio Busquets, ndërsa Kimmich është sugjeruar si pasuesi afatgjatë.

Sidoqoftë, duke folur për “Barca One”, Laporta ka zbuluar se nuk pret që Kimmichu t’iu bashkohet këtë verë.

Nuk jemi duke menduar të shtojmë Kimmich ose Zubimendi. Ndoshta na duhet ta përforcojmë pozitën pavarësisht punës së mirë që Christensen ka bërë”.

Do të shtojmë disa lojtarë tjerë, si Marc Casado. Ka shumë lojtarë të akademisë që kanë lidhje të mirë me ekipin e parë”.

Casado, që mbushi 21 vjet në shtator, ka qenë kyç te akademia e Barcelonës ndër vite, ndërsa ka zhvilluar katër paraqitje për ekipin e parë, duke debutuar edhe në Ligën e Kampionëve.

Laporta ndër të tjera shtoi se nuk mendon për ndonjë transferim të madh sepse s’dëshiron t’i shet yjet e skuadrës.

“Nuk mendoj se do të shkojmë për emra të mëdhenj sepse nuk planifikojmë t’i shesim yjet tonë”.

Po shikojmë për një anësor të ri dhe një mesfushor. Kemi edhe talentët tanë që mund t’i plotësojnë këto pozita”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme