Kimmich drejt Premierligës? Arsenal futet në bisedime serioze - NACIONALE

Kimmich drejt Premierligës? Arsenal futet në bisedime serioze

1 vit më parë

nga NACIONALE

Arsenal ka një interes të madh për të nënshkruar me mesfushorin e Bayern Munich, Joshua Kimmich, si një transferim të lirë, sipas raportimeve nga Gjermania.

Kimmich po i afrohet fundit të kontratës së tij aktuale dhe dukej se ishte pranë nënshkrimit të një zgjatjeje që do ta mbante në Mynih deri në vitin 2028. Megjithatë, kjo ofertë u tërhoq këtë javë.

Bayern është zhgënjyer nga hezitimi i Kimmich për të rinovuar dhe tani i ka kërkuar 30-vjeçarit që të marrë një vendim përfundimtar dhe të deklarojë nëse dëshiron të qëndrojë, nëse synon të vazhdojë negociatat.

Real Madrid, Liverpool dhe Manchester City janë lidhur prej kohësh me Kimmich, por Sky Germany raporton se tani edhe Arsenal është një ndër pretendentët kryesorë për shërbimet e tij.

Interesi i Arsenalit për Kimmich konsiderohet "konkret" dhe bisedimet janë zhvilluar në ditët e fundit. "Topçinjtë" janë të përgatitur për largimin e mundshëm të Jorginho në verë dhe e shohin Kimmich si zëvendësuesin ideal të mesfushorit italian.

Kimmich ka marrë dy oferta me shkrim nga klube jashtë Gjermanisë dhe i ka konfirmuar Bayernit se është duke i shqyrtuar opsionet e tij. Nuk dihet nëse njëra prej tyre vjen nga Arsenal, por raportohet se as Barcelona, Inter, Real Madrid, Liverpool apo Manchester City nuk kanë bërë ende një ofertë zyrtare për të.

Një rinovim me Bayern mbetet ende një mundësi, por vetëm nëse Kimmich ndërmerr hapin e parë. Edhe nëse kjo ndodh, ai nuk pritet të jetë në gjendje të negociojë një kontratë të ngjashme me atë që u tërhoq më herët.

Lajme të ngjashme