Kikson Bayern Munich, mposhtet nga Werder Bremen - NACIONALE

Kikson Bayern Munich, mposhtet nga Werder Bremen

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Bayern Munich ka bërë një gabim amator, duke u mposhtur në shtëpi nga Werder Bremen në kuadër të xhiros së 18-të në Bundesliga.

“Bavarezzët” edhe pse dominuan në posedim u mposhtën me rezultat minimal 0:1.

Mysafirët ishin më të rrezikshëm në fillim, ku në fakt edhe shënuan përmes Justin Njinmah pas një kundërsulmi mirëpo që u anulua shkaku i një faulli.

Bayern tentoi disa herë të kalonte në epërsi me disa sulme të shpejta, mirëpo larg finalizimit.

Ishte Mitchel Weiser që realizoi golin e vetëm falë disa driblimeve fantastike, e që pastaj e la të shtangur Manuel Neuerin (59’),

Vendasit kishin raste shënimi përmes Sane dhe Mathys Tel për ta barazuar, por disi dështuan nga afërsia.

Kështu, Bayern renditet në pozitën e dytë në tabelë me 41 pikë, shtatë më pak se lideri Bayer Leverkusen që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Kurse, Werder Bremen renditet në pozitën e 12-të me 20 sosh.

Lajme të ngjashme