Kevin de Bruyne kërcënon se do të pensionohet, “godet” bashkëlojtarët pas humbjes - NACIONALE

Kevin de Bruyne kërcënon se do të pensionohet, “godet” bashkëlojtarët pas humbjes

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Kevin de Bruyne u dëgjua duke thënë se dëshironte të largohej nga kombëtarja e Belgjikës pas humbjes nga Franca, para se të kritikonte bashkëlojtarët që nuk po japin gjithçka në fushë.

Franca shënoi fitore komode ndaj Belgjikës me rezultat 2:0, përmes golave të Randal Kolo Muanit dhe Ousmane Dembeles.

Kjo është hera e dytë që Belgjika humb nga Franca këtë vit, pasi u eliminuan nga “Gjelat” edhe në raundin e 16-të të Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Largohem, largohem”, dëgjohet duke iu drejtuar ylli i Man Cityt drejtorit sportiv të Belgjikës Franky Vercauteren, pas humbjes nga Franca sipas “HLN”.

Vercauteren provoi të bënte më të mirën për të ngushëlluar De Bruyne, por gjashtë herë fituesi i Premierligës thjesht e lëvizi kokën para se të largohej për të shkëmbyer pak fjalë me Kylian Mbappen.

Duke folur për mediumin belg “VTM”, De Bruyne e pranoi se është shumë i zemëruar me paraqitjen që prodhoi kombëtarja belge.

“Nuk ka shumë për të folur. Ishim duke u mbrojtur me gjashtë lojtarë. Nuk kishim asnjë lidhje, as edhe në pjesën e dytë”.

“Duhet të jemi shumë më të mirë. Standardi është top. Nëse nuk je në gjendje ta përballosh, atëherë nuk është mjaftueshëm mirë”.

“Duhet të japësh gjithçka në fushë. E pranoj që nuk ishim të mirë. Nuk jam i pari që e kam thënë, por gjërat janë të papranueshme”.

Lajme të ngjashme