Këshilltari i Laportas kritikon Dembelen që u largua nga Barcelona - NACIONALE

Këshilltari i Laportas kritikon Dembelen që u largua nga Barcelona

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Këshilltari dhe miku i afërt i Joan Laportas ka kritikuar vendimin e sulmuesit Ousmane Dembele për t’u larguar nga “Camp Nou” që t’i bashkohet Paris Saint-Germain.

Francezi kompletoi një rikthim befasues në Francë, duke iu bashkuar PSG-së që aktivizuan klauzolën sekrete prej 43 milionë funteve.

Enric Masip, që është këshilltari i PSG-së ka akuzuar Dembelen se u largua për të fituar më shumë para.

“Më pëlqejnë lojtarët e mirë, por i preferoj ata të vendosurit. Ai ka shfaqur mungesë vendosmërie kur refuzoi rinovimin e kontratës”.

“Preferoj një lojtar që sjellë një notë 7/10 ose 8/10 në paraqitje, para atij 10/10 që pastaj dy ditë më vonë i bashkohet një skuadre tjetër për të fituar më shumë para”.

“Është lehtë ta puthesh fanellën kur shënon gol, ose të gënjesh në rrejtët sociale. Është normale të dëshiron të fitosh më shumë, por kur je i vendosur nuk shikon paratë dhe nuk thua herë diçka e herë diçka”.

“Preferoj të luaj me një lojtar të La Masias ose Raphinhan, që jep gjithçka në stërvitje para dikujt se të jep një paraqitje 9/10 e pastaj ditën tjetër 3/10”.

Dembele ndihmoi Barcelonën që të fitojë tre tituj të La Ligas dhe dy Kupa të Mbretit gjatë kohës sa ishte te PSG-ja, mirëpo që pësoi lëndime të shpeshta.

Pas largimit, francezi shpjegoi arsyen duke thënë: “Bisedova me trajnerin dhe presidentin që ma shpjeguan projektin. Kalova shtatë vite jashtë shtetit dhe jam i lumtur që jam rikthyer në një klub të madh si PSG”.

“Gjithçka po shkon mirë te PSG, është një trajner shumë i mirë dhe fjalët e presidentit më kënaqen. Po shpresoj të bëj gjithçka për të pasur një sezon të madh”.

Dembele zhvilloi tre paraqitje për PSG-në këtë edicion, derisa edhe ishte titullar te Franca në fitoren 2:0 ndaj Republikës së Irlandës.

Lajme të ngjashme