Kërkohet nga tre gjigantët anglezë, Tucel mbështet yllin e Bayern Munichut
Trajneri Thomas Tuchel thotë se i sheh kualitetet e mesfushorit Ryan Gravenberch pas interesimit të tre gjigantëve anglezë, si Liverpool, Arsenal dhe Manchester United.
Tekniku gjerman mori drejtimin e klubit në mars pas shkarkimit befasues të Julian Naglesmann, por tani duhet të vendosë mbi të ardhmen e Gravenberch që është i palumtur në "Allianz Arena".
Duke marrë parasysh se yjet si Joshua Kimmich, Leon Goretkza dhe Jamal Musiala janë titullar të padiskutueshëm, holandezi nuk ka arritur ta fitojë vendin në 11-shen bazë.
"I shoh kualitetet e tij në stërvitje. Është vështirë të thuash gjëra tani. Ai po stërvitet mirë. Ai është numër tetë që mund të driblojë mirë. Tani është koha që të jetë i duruar dhe duhet të luftojë aty".
"Ai bëri mirë si zëvendësues ndaj Freiburgut. Nuk jam duke menduar më larg se ndeshja ndaj Hoffenheimit. Është kandidat për të qenë titullar ose të hyjë gjatë lojës".
Gravenberch në anën tjetër e ka pranuar se ishte tejet i zemëruar me mënyrën si e përdori Naglesmanni.
"Për të qenë i sinqertë, jam i zemëruar. Ti dëshiron të luash, por trajneri zgjedhë lojtarë të tjerë. Duhet ta pranoj, mirëpo është e vështirë".
Liverpool javë më parë kishte hapur zyrtarisht negociatat derisa Arsenal dhe Man Unitedi po presin të shohin si do të shkojë situata.