Kërkohet nga top klubet angleze, Musiala: Mund të rinovoj me Bayernin - NACIONALE

Kërkohet nga top klubet angleze, Musiala: Mund të rinovoj me Bayernin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Jamal Musiala e ka pranuar se mund ta sheh vetën duke nënshkruar rinovimin e kontratës me Bayern Munichun, pavarësisht që kërkohet nga top klubet e Premierligës.

Ish lojtari i akademisë së Chelseas ka qenë i lidhur me disa top gjigantë si Liverpool, Man City, Man United, shkaku që pas 18 muajve do të jetë agjent i lirë.

Bayerni zyrtarisht ka shprehur dëshirë për t’ia rinovuar kontratën, ndërsa edhe 21-vjeçari duket se prioritet e ka qëndrimin në “Allianz Arena”.

“Po, mund të rinovoj. Jemi në bisedime. Jam i lumtur dhe po e shijoj kohën time këtu”.

Nuk mund të them shumë tani. Është më mirë ta mbajmë “mister”. Por, mund të them se jam shumë i lumtur. Shpresoj që mund ta shihni këtë. Nuk ka shumë për të thënë”.

Musiala refuzoi pastaj të flet për ndonjë ultimatum, mirëpo e pranoi se do ta mendojë të ardhmen gjatë pushimit janarit.

Nuk ka ndonjë periudhë të caktuar. Fokusi im ishte që të jem mirë pas lëndimit dhe t’i kem problemet nën kontroll pas shumë ndeshjeve në pjesën e parë të sezonit”.

Gjatë pushimit të dimrit, mund të mendoj më shumë për të ardhmen”, nënvizoi ai.

Musiala pëlqehet edhe nga Real Madridi e Barcelona, ndërsa Bayern do të konsiderojë mundësinë e shitjes nëse gjermani s’rinovon deri në verë.

Lajme të ngjashme