Kërkohet nga top gjigantët evropianë, Wirtz pranë rinovimit me Leverkusenin
Mesfushori Florian Wirtz është afër të nënshkruajë kontratë të re me Bayer Leverkusenin.
Edhe pse gjermani është në vëmendjen e top gjigantë evropianë si Real Madrid, Manchester City e Bayern Munich, duket se ka vendosur të qëndrojë te Leverkuseni.
Gazetari Fabrizio Romano raporton se Leverkuseni dhe Wirtz janë shumë afër për t’u pajtuar për marrëveshjen e re.
“Florian Wrtz tani është shumë afër për të vazhduar kontratën me Bayer Leverkusenin”.
“Marrëveshja e plotë është afër të arrihet, ku kanë mbetur vetëm disa detaje për t’u kompletuar”.
“21-vjeçari pritet të qëndrojë në Gjermani së paku deri në Kupën e Botës 2026”, shkroi ai ndër të tjera.
Real Madridi ishte skuadra më favorite për të nënshkruar me gjermanin me shpresën për ta marrë së bashku me Xabi Alonson në verën e vitit 2025, por duket se duhet të konsiderojnë opsione tjera.
Ndërkohë, Leverkuseni e vlerëson 150 milionë euro kartonin e 21-vjeçarit në rast që marrëveshja në fund dështon.