Kërkohet nga Man Utd e Chelsea, Brighton i vendos çmim “astronomik” Evan Fergusonit - NACIONALE

Kërkohet nga Man Utd e Chelsea, Brighton i vendos çmim “astronomik” Evan Fergusonit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Brighton do të pranojë oferta vetëm që do ta tejkalojnë vlerën e 100 milionë eurove për sulmuesin e talentuar Evan Ferguson, i cili është në “radarin” e klubeve si Man United, Chelsea dhe Tottenham.

19-vjeçari shihet si ndër talentët më të mirë në Premierligë, ku ka shënuar pesë gola deri më tani këtë sezon.

Të rinjtë zakonisht nuk kanë ndikim të madh në Premierligë, por lojtari i Republikës së Irlandës ka gjetur rrjetën 11 herë në 31 paraqitje, që është shumë emocionuese për potencialin e tij.

“TalkSport” megjithatë raporton se Brighton as nuk do të konsiderojë oferta nën 100 milionë euro, pasi u ndanë të kënaqur me biznesin që bën me Chelsean për Moises Caicedon, të cilin e shiten për 115 milionë funte.

Ferguson së fundmi edhe nënshkroi kontratë të re javën e kaluar, duke e vazhduar bashkëpunimin deri më 2029, ku thuhet se s’ka klauzolë lirimi andaj Brighton mund të negociojë si të dojë.

Lojtari në anën tjetër nuk është në nxitim për t’u larguar nga Brighton, pasi po luan rregullisht si dhe këtë sezon po garojnë në kompeticionet evropiane, ku ka bërë tre paraqitje.

Ferguson është aktualisht me skuadrën e Republikës së Irlandës që ka ende një shans jashtëzakonisht të vogël për të arritur në Euro 2024 përpara një udhëtimi në Holandë të shtunën.

Megjithatë, ai ka pasur një problem me shpinën dhe është në dyshim për ndeshjen.

Lajme të ngjashme