Kërkohet nga Liverpool dhe Arsenal, Real Madrid vendos për Tchouamenin
Real Madrid nuk mendon shitjen e mesfushorit Aurelien Tchouameni pasi e konsiderojnë si lojtar kyç në projekt afatgjatë.
23-vjeçari javët e fundit ka qenë i lidhur me Arsenalin, derisa Liverpool mbetet admirues që një kohë të gjatë, pavarësisht që e humbi garën për ta transferuar vitin e kaluar.
“90min” raporton se Liverpool në verë sërish kontaktoi Real Madridin duke u interesuar për mesfushorin, por që qëndrimi i madrilenëve ishte i njëjtë – francezi s’është për shitje.
E njëjta ndodhi me Arsenalin që kontaktuan skuadrën spanjolle, por iu kthye e njëjta përgjigje negative.
Real Madrid është i lumtur me paraqitjet e Tchouamenit, si dhe lojtari s’është duke konsideruar largimin nga “Santiago Bernabeu”.
Është spekuluar se ardhja e Jude Bellingham mund të ndikojë që Ancelotti të zgjedhë mes Tchouamenit dhe Camavingas, por tekniku italian e zgjedhi shpejtë këtë çështje duke i vendosur të dy në formacionin bazë.
Bellingham ka qenë sensacional me 13 gola në 13 paraqitje, derisa Tchouameni i paprekshëm në “zemrën” e mesfushës, në anën tjetër Camavinga ka luajtur në dy pozita, në mesfushë si dhe në mbrojtje.
Raporti gjithashtu shton se Real Madrid vitin tjetër planifikon të nis negociatat me lojtarin për rinovimin e kontratës edhe për disa vite.