Kërkohet nga City, Juventusi ia vendos çmimin Cambiasos
Juventusi nuk është i interesuar për ta shitur Andrea Cambiason këtë muaj, mirëpo një ofertë që do të tejkalonte vlerën e 50 milionë euro mund të bind “Bianconerët” për të negociuar me Manchester Cityn.
Italiani është ndër prioritet e skuadrës angleze për afatin dimëror, meqenëse duan përforcime për pjesën e mbetur të sezonit.
Mbrojtësi i krahut ka luajtur rregullisht nën urdhrat e Thiato Mottas edhe pse javët e fundit ka vuajtur shkaku i lëndimit në gju.
Juve nuk preferon të dëgjojë oferta për 24-vjeçarin këtë muaj, megjithatë ofertat mbi 50 milionë euro mund t’ia ndryshojnë mendjen drejtuesve.
“Zonja e Vjetër” së fundmi ka marrë përforcime, duke transferuar mbrojtësin portugez, por iu nevojitet edhe së paku një transferim për të zëvendësuar të lënduarin Gleison Bremer.
Cambiaso ka shënuar dy gola dhe dhuruar dy asistime në 25 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, derisa ka kontratë me Juven deri në qershorin e vitit 2029.