Kërkohet nga Barcelona, Grimaldo: Të gjithë lojtarët duan t’i bashkohen Real Madridit - NACIONALE

Kërkohet nga Barcelona, Grimaldo: Të gjithë lojtarët duan t’i bashkohen Real Madridit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi që po shkëlqen te Bayer Leverkusen, Grimaldo thotë se të gjithë lojtarët duan t’i bashkohen Real Madridit.

Grimaldo u kërkua verën e kaluar nga Barcelona, por që një marrëveshje asnjëherë s’u realizua.

Spanjolli së fundmi është pyetur rreth të ardhmes që të rikthehet në La Liga dhe ai “flirtoi” me Real Madridin.

Real Madrid është një ndër klubet më të mira në botë, nëse jo më e mira – të gjithë futbollistët duan të shkojnë aty”.

Por, jam shumë i lumtur te Leverkuseni tani. Është shumë mirë këtu”.

I pyetur për marrëveshjen e dështuar te Barcelona, Grimaldo nënvizoi se kataluansit kanë disa lojtarë atë pozitë.

E kuptoj që Barcelona nuk më transferoi si agjent të lirë verën e kaluar, janë të mbushur mirë në krahun e majtë”, tha ai për “OK Diario”.

Ndërkohë, lojtari vazhdon të pëlqehet nga skuadra katalunase dhe ekziston shansi që Barcelona të bëjë një ofertë në rast që vendosin të mos e mbajnë Joao Cancelon.

Real Madrid gjithashtu e ka prioritet afrimin e një mbrojtësi të majtë, por dëshira e madhe është askush tjetër përpos yllit të Bayern Munichut Joao Cancelo.

Lajme të ngjashme