Kërkohet nga Arsenali dhe Man City, Bruno jep detaje mbi të ardhmen - NACIONALE

Kërkohet nga Arsenali dhe Man City, Bruno jep detaje mbi të ardhmen

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Bruno Guimaraes insiston se është i lumtur te Newcastle Unitedi, por thotë se pozita financiare e klubit mund ta vendosë të ardhmen e tij pas interesimit të Arsenalit dhe Manchester Cityt.

Braziliani kaloi një tjetër sezon të shkëlqyer, megjithatë Newcastle Utd nuk arriti ta sigurojë një vend në Evropë për të dytin vit radhazi.

E ardhmja e Guimaraes ka qenë në dyshime që disa muaj, ndërsa garës i janë bashkuar fuqishëm dy klubet angleze, Arsenal dhe Man City, të cilat e kanë bërë prioritet transferimin e një qendërmesfushori.

Në muajin prill, trajneri Eddie Howe konfirmoi se 26-vjeçari ka një klauzolë lirimi në vlerën e 100 milionë funteve, mirëpo Newcastle mund ta shesë sa më parë për të qëndruar e balancuar në aspektin financiar.

Lidhur me të ardhmen, Guimaraes ka deklaruar se është i lumtur por situata financiare e klubit do të ndikojë në të ardhmen e tij.

Shikoni, për të qenë i sinqertë e ardhmja ime është në duart e Zotit”.

Kam kontratë me Newcastle, jam shumë i lumtur dhe siç kam thënë e di sa më duan, e di për gjithçka që kam bërë në klub”.

Për shkurt, kam kontratë, jam i lumtur. Nuk e di çfarë do të ndodhë, e dimë për situatën e fair-playit financiar, por e tëra që mund të them është se jam i lumtur”.

Arsenali ka qenë skuadra më e interesuar për brazilianin që e shohin si zëvendësuesi i Thomas Parteyt dhe Mohamed Elneny, derisa Man City e sheh si adekuati për Bernardo Silvan, që vazhdon të jetë i lidhur me Barcelonën.

Lajme të ngjashme