Kërkohet nga Ajaxi, Man United ia vendos çmimin Eriksenit - NACIONALE

Kërkohet nga Ajaxi, Man United ia vendos çmimin Eriksenit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester Unitedi është duke shikuar për ta shitur mesfushorin Christian Eriksen për 5 milionë funte para se të mbyllet afati kalimtar veror.

Danezi është një ndër katër lojtarët që “Djajtë e Kuq” po shpresojnë ta largojnë para se të mbyllet afati i verës.

“The Athletic” raporton se mesfushori është lidhur me një rikthim te Ajaxi, ndërsa Unitedi do ta lente të lirë nëse ofrohen 5 milionë euro.

Unitedi e mori Eriksenin si agjent të lirë nga Brentfordi në verën e vitit 2022, ndërsa cilado vlerë që e marrin do të ishte shtesë për klubin anglez, sidomos duke marrë parasysh se ka vetëm një vit të mbetur në kontratë.

Eriksen ishte ndër transferimet e para të trajnerit Erik ten Hag në “Old Trafford” dhe ishte i rëndësishëm në sezonin 2022/23, megjithatë pastaj e humbi vendin titullar.

Përndryshe, Eriksen e njeh mirë Ajaxin ngase ka luajtur me ta kur ishte vetëm 16 vjeç si dhe ka zhvilluar 162 paraqitje, duke fituar pesë trofe.

Aktualisht nuk ka ndonjë gjë konkrete, me dy klubet që ende s’kanë nisur zyrtarisht negociatat.

Lajme të ngjashme