Kërkohet me ngulm nga Chelsea, Man United ia vendos çmimin Mainoo
Manchester Unitedi do të kërkojë rreth 80 milionë funte nga Chelsea nëse duan të nënshkruajnë me mesfushorin Kobbie Mainoo këtë verë.
“Blutë” e kanë vëzhguar situatën e anglezit, ku konsideruan të bëjnë edhe një ofertë në janar, por pastaj hoqën dorë.
Sipas “The Guardian”, Unitedi mbetet i hapur për ta shitur Mainoon nëse marrin ndonjë ofertë të lartë, derisa e njëjta vlen edhe për sulmuesin Alejandro Garnacho.
Raporti shton se Unitedi do të kërkojë rreth 70 milionë euro për Garnachon, kurse do ta konsiderojë edhe shitjen e Mainoos nëse mbërrin ndonjë ofertë prej 80 milionë funteve.
Unitedi është i shqetësuar për rregullat e fair-playit financiar prandaj edhe e ka paralajmëruar Ruben Amorim se mund të shesin ndonjë nga yjet kryesorë në verë.
Unitedi megjithatë ishte mjaft aktiv në afatin kalimtar dimëror, për të nënshkruar me mbrojtësin Patrick Dorgu nga Lecce në një marrëveshje prej 35 milionë eurove.
“Djajtë e Kuq” gjithashtu kompletuan edhe afrimin e 18-vjeçarit Ayden Heaven nga Arsenali për 1.5 milionë funte, kurse larguan dy ndër më të paguarit Marcus Rashford e Antony në formë huazimi te Aston Villa, respektivisht Real Betis.
Aston Villa do ta paguajë 75 për qind të pagës së Rashfordit që është 350 mijë funte për javë, derisa Betisi minimum 84 për qind të pagës së Antony, e cila vlen 150 mijë funte për javë.