Kërkohet me ngulm nga Arsenali, mesfushori preferon qëndrimin në Spanjë
Mesfushori Mikel Merino do ta preferonte qëndrimin në Spanjë në vend se të kalojë në Angli, aty ku po kërkohet nga Arsenali.
Skuadra e Mikel Artetas dëshiron ta përforcojë mesfushën në këtë afat të verës, ndërsa Merino është parë si “shënjestra” kryesore sidomos pas paraqitjeve në “Euro 2024” me Spanjën.
Sidoqoftë, për të fituar shërbimet e Merinos – Arsenali duhet të garojë me Barcelonën dhe Atletico Madridin, që gjithashtu janë duke shpresuar ta afrojnë në këtë afat të verës.
Dy skuadrat kanë probleme financiare për ta marrë spanjollin, megjithatë pavarësisht që Arsenali mund ta blejë lehtësisht, “El Desmarque” raporton se ai do ta preferonte qëndrimin në La Liga me Barcelonën që e sheh si hapi më i duhur i karrierës.
Merino e sheh Barcelonën si klubi adekuat ngase do të ishte pasuesi i Sergio Busquets, ndërsa do t’i përshtatej edhe mënyra e lojës shkaku që luajnë pak a shumë me të njëjtin sistem si Spanja.
Barcelona ndërkohë fillimisht është e fokusuar në afrimin e Nico Williams dhe blerjen e mundshme të Merinos mund ta bëjnë vetëm nëse shesin ndonjë nga lojtarët aktual.
Merino në anën tjetër aktualisht ndodhet në pushime ndërsa në javën e ardhshme pritet ta marrë vendimin përfundimtar lidhur me të ardhmen.