Kërkohej nga top gjigantët evropianë, Jhon Duran drejt kalimit te Al Nassr - NACIONALE

Kërkohej nga top gjigantët evropianë, Jhon Duran drejt kalimit te Al Nassr

1 vit më parë

nga NACIONALE

Al Nassr ka befasuar të gjithë duke qenë afër për ta mbyllur marrëveshjen me Aston Villan për talentin Jhon Duran.

Kolumbiani është një ndër futbollistët më të kërkuar në Evropë, ku edhe skuadrat si Chelsea e Arsenal e kanë ndjekur që një kohë të gjatë.

Megjithatë, gazetari Fabrizio Romano raporton se Al Nassr është afër të arrijë marrëveshje për ta blerë 21-vjeçarin nga Villa për 75 milionë euro.

Mirëpo, klubi arab duhet të zgjedhë mes Duran ose Victor Boniface të Bayer Leverkusenit, ngase mund të nënshkruajnë me vetëm një sulmues.

“Al Nassr është afër të arrijë marrëveshje verbale me Aston Villan për Jhon Duran për 75 milionë euro përfshirë bonuset”.

Hapat zyrtar duhet zhvilluar me Al Nassr që gjithashtu ka avancuar në marrëveshje për Victor Boniface nga Bayer Leverkuseni. Vetëm një sulmues mund t’iu bashkohet”, shkroi ai.

Al Nassr së shpejti do të zgjedhë mes lojtarit, që do të bëhet bashkëlojtari i Cristiano Ronaldos në sulm për pjesën e mbetur të sezonit, meqenëse Talaficio i është bashkuar Fenerbahces.

Lajme të ngjashme