Këpucët e Michael Jordan shiten për 2.2 milionë dollarë - NACIONALE

Këpucët e Michael Jordan shiten për 2.2 milionë dollarë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një palë këpucë të veshura nga legjenda e basketbollit, Michael Jordan, janë shitur për 2.2 milionë dollarë në ankand, duke u bërë këpucët e shitura më së shtrenjti deri më sot.

Atletet e firmosura – të cilat Sotheby’s kishte vlerësuar se do të kushtonin dy deri në katër milionë dollarë - janë një ndër artikujt më të shtrenjtë të Jordanot që janë shitur në ankand.

Një fanellë që ai veshi në finalet e NBA-së në vitin 1998, u shit në vitin 2022 për 10.1 milionë dollarë. Shitja e fundit vulos pozicionin e Jordanit si atleti më i vlefshëm në ankandet për mbrojtjen e veshjeve sportive.

“Rezultati rekord i sotëm dëshmon se kërkesa për interesimin e mbathjeve sportive të Michael Jordan ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë”, tha Brahm Wachter, shefi i Sotheby’s, ankand për koleksione moderne të artit, veshmbathjeve, aksesorëve etj.

Rekordi i mëparshëm për këpucët Jordan ishte 1.47 milion dollar për një palë Nike Air Ships të tij të shitura në ankand në vitin 2021. Air Jordan XIII të shitura të martën ishin veshur nga basketbollisti gjatë sezonit të tij të fundit në kampionat me Chicago Bulls në vitin 1997-1998.

Madhësia e këpucëve të Joran ishte 13, kur ai shënoi 37 pikë në ndeshjen 2 të serisë së finaleve të NBA 1998, duke i çuar Bulls në një fitore 93-88 ndaj Utah Jazz.

Bulls vazhduan të fitojnë kampionatin, një histori e treguar në serialin dokumentar 2020 “Last Dance” për sezonin e fundi të yllit me ekipin. Ishte kampionati i gjashtë i Jordan në NBA dhe hera e pestë që ai do të emërohej lojtari më i vlefshëm i NBA-së.

Pse janë Air Jordans kaq të vlefshme?

Menjëherë pas fitores së lojës së dytë, Jordan ia dha këpucët mbledhësit të topave në dhomën e zhveshjes si falënderim për gjetjen e një xhakete të humbur, thotë shtëpia e ankandeve Sotheby’s. “Bred”, shkurtesë për të zezën dhe të kuqen (Black, Red) Air Jordan, janë të vetmet palë atlete të mbathura nga Jordan në një lojë të finaleve të NBA që janë vërtetuar, tha Sotheby’s.

Jordan mbathi këpucën e parë Air Jordan në vitin 1984 gjatë sezonit të tij fillestar me Chicago Bulls. Air Jordan I, filluan të shiteshin në publik menjëherë vitin e ardhshëm, 1985. Deri më sot janë prodhuar më shumë se 30 modele të ndryshme të Air Jordan.

Jordan është gjashtë herë kampion i NBA-së, ka fituar dy medalje të arta olimpike dhe shumë çmime të tjera. Ai konsiderohet si një nga sportistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. /Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme