Këndellet Barcelona pas dy humbjeve radhazi, mposht Mallorcan e Vedat Muriqit
Barcelona ka shënuar fitore komode në shtëpi ndaj Mallorcas në kuadër të xhiros së 37-të në La Liga.
Kataluansit triumfuan me rezultat 3:0, duke nisur të gjejnë formën e mirë që kishin para se të pësonin disa humbje radhazi.
Qysh në minutën e parë, Ansu Fati kaloi Barcelonën në epërsi duke shënuar në portën e zbrazur.
Gjërat për Mallorcan u vështirësuan pasi Amath Ndiaye u ndëshkua direkt me karton të kuq pas një ndërhyrje të rëndë.
Barcelona vazhdoi me dominimin e plot dhe ishte spanjolli që dyfishoi epërsinë nga afërsia pas një asistimi të bukur të Robert Lewandowskit (24').
Barcelona nuk u ndal më kaq me talentin tjetër, Gavi që vulosi fitoren pas një asistimi të Ousmane Dembeles (70').
Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi zhvilloi 79 minuta në fushë por që fatkeqësisht nuk arriti të lërë asnjë shenjë.
Pas kësaj fitore, Barcelona numëron 88 pikë në kreun e La Liga-s derisa Mallorca renditet e 12-ta me 47 sosh.