“Kemi mjaftueshëm G.O.A.Ts” - Beckham poston foto qesharake me një dhi në dorë, thotë se nuk mund ta mbajë për shkak të Messit
Legjenda angleze, David Beckham, u shndrrua në fermer sot, pasi postoi një foto qesharake, duke mbajtur një dhi në dorë, ku shkroi se nuk mund ta mbajë pasi kanë mjaftueshëm në Inter Miami, duke iu referuar Lionel Messit.
Bashkëpronari i Inter Miami postoi foton në Instagram me një mbishkrim delikat duke iu referuar Lionel Messit i cili nënshkroi me klubin e tij në gusht 2023. Ish-kapiteni i Anglisë shfaqi gjithashtu një prerje të re flokësh.
Duke iu referuar frazës GOAT (Më i madhi i të gjitha kohërave), i cili përdoret për të karakterizuar atletët në kulmin e lojës së tyre, ai shkroi: "Gjeta një mik të vogël në këtë vend. Dhe jo Harper Seven, na vjen keq që nuk mundemi ta mbajmë, ne kemi mjaft dhi për momentin te Inter Miami CF".
Inter Miami i Beckhamit, pavarësisht nënshkrimeve të tyre të egra, nuk arriti të kalojë në play-off pas sezonit, por do të luajë më vonë sonte kur do të përballet me New York City FC në një miqësore për të nderuar fitimin e tetë të Topit të Artë të Messit.