Keko bën heroin në “frymën e fundit”, Partizani eliminon skuadrën e Maltës dhe avancon tutje - NACIONALE

Keko bën heroin në “frymën e fundit”, Partizani eliminon skuadrën e Maltës dhe avancon tutje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Partizani i Tiranës e ka eliminuar me shumë mund skuadrën e Maltës Marsaxlokk, për t’u kualifikuar në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Partizani prapë ishte më dominuese, por fitoren e shijoi në kohën shtesë, duke u kualifikuar me rezultat 1:2 (2:3 rezultati i përgjithshëm).

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi ngase asnjëra skuadër nuk arriti t’i finalizojë aksionet. Partizani ishte më kërkuese derisa Marsaxlokk rrezikoi me disa kundërsulme.

Marsaxlokk befasoi të gjithë duke kaluar në epërsi vetëm disa sekonda pasi nisi pjesa e dytë, ku gjetën golin përmes Yurit (46’0.

Sidoqoftë, Partizani e barazoi shpejtë rezultatin përmes Tedi Caras që shënoi pas një asistimi fantstik të Hadrojt (48’).

Partizani fitoren dhe njëkohësisht kualifikimin e siguroi krejt në fund, përmes të inkuadruarit Albers Keko që mori prapë një asistim nga Hadroj (90+3’).

Partizani ndërkohë është favorit edhe në rrethin e dytë kualifikues, ngase do të përballet me skuadrën nga Gjeorgjia FC Iberia 1999 Tbilisi.

Lajme të ngjashme