KB Vëllaznimi reagon pas rrahjes së basketbollistëve
Klubi basketbollistik Vëllaznimi thotë se ka marrë masa ndaj dy basketbollistëve që u rrahën gjatë stërvitjes.
Policia e Kosovës konfirmoi se kanë arrestuar njërin nga basketbollistët pas një rrahje në stërvitje.
Vëllaznimi ka njoftuar se ka dënuar rastin në fjalë si dhe marrë masa ndaj basketbollistëve që thyen kodin disiplinor dhe sjelljen josportive.
Komunikata e plotë pa ndërhyrje:
“KB Vëllaznimi njofton tifozët "Kuqezinjët e Jakovës" dhe të gjithë adhuruesit e klubit se klubi i qytetit ka adresuar zhvillimet e fundit dhe konform rregullave të klubit ka marrë masa ndaj lojtarëve të përfshirë që kanë thyer kodin disiplinor dhe të sjelljes sportive”.
“KB Vëllaznimi dënon rastin në fjalë dhe është i vendosur të luftojë që rastet e tilla të shëmtuara të qëndrojnë larg nga sporti”.
“KB Vëllaznimi siguron adhuruesit se klubi është i fokusuar vetëm në ndeshjen e radhës dhe shkon me motiv të lartë në Suharekë për duelin çerekfinal të Superkupës ndaj nikoqirit, KB Golden Eagle Ylli”, shkroi klubi.