KB Peja e mposht thellë Trepçën, barazon serinë finale në 1:1
Klubi basketbollistik Peja ka shënuar fitore të thellë në finalen e play-offit ndaj Trepçës, duke barazuar serinë në 1:1.
"Verdhëzinjtë" ishin fantastik nga fillimi duke shënuar fitore me rezultat 107:79 (32:14, 5:18, 24:24, 26:23).
Peja e tregoi seriozitetin nga çereku i parë duke shkuar fillimisht në epërsi 19:2 e pastaj e mbylli me rezultat 32:14, apo plot 18 pikë dallim
Këtë epërsi ia doli ta mbajë edhe në çerekun e dytë me rezultat 25:18, me kësisoj pjesa e parë përfundoi 57: 32 në të mirë të vendasve.
Duke pasur një atmosferë të mrekullueshme prapa, basketbollistët vendas nuk lëshuan pe edhe pse çereku i tretë doli të jetë shumë i barabartë 24:24.
Fitoren e thellë e vulosi në çerekun e fundit duke e mbyllur me tre pikë epërsi 26:23, apo rezultati përfundimtar 107:79.
Më i miri te Peja ishte Tate me 22 pikë dhe 10 asistime, ndihmuar nga Hajdari me 18 pikë dhe Veseli me 16 sosh.
Ndërsa, te Trepça sado pak dallimin e bëri si gjithnjë Drilon Hajrizi me 18 pikë.
Ndeshja e radhës do të zhvillohet në Mitrovicë, apo më saktësisht në sallën "Minatori".